Si shkaktohet karcinoma e peritonit?

Për një kohë të gjatë karcinoma e peritonit është konsideruar si një gjendje patologjike e cila nuk mund të trajtohej me ndërhyrje kirurgjikale dhe që nuk i përgjigjej në mënyrë të kënaqshme kimioterapisë. Për shkak të veçantisë së natyrës së saj malinje, deri para disa vitesh, ajo konsiderohej si e "pamundur" për t'u trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale dhe shërimi konsiderohej i pamundur. Një pengesë tjetër për trajtimin duket sikur i atribuohet paaftësisë së disa barnave për t'u grumbulluar në nivelin e peritonit. Peritoni është një nga zonat më të zakonshme të metastazës, pas kirurgjisë terapeutike, për heqjen e tumoreve intraventrikularë.

Në ditët e sotme, trajtimi terapeutik i karcinomës së peritonit është i mundshëm nëpërmjet kombinimit të ndërhyrjes kirurgjikale dhe kimioterapisë hipertermike të intraperitonit.

Zhvillimi dhe disponueshmëria e trajtimeve të ndryshme dhe metodave inovative në kirurgji dhe farmaceutikë na lejon që ta trajtojmë me efektivitet karcinomën e peritonit. Është metoda terapeutike më e mirë e mundshme, duke kombinuar ndërhyrjen kirurgjikale dhe kimioterapinë hipertermike të intraperitonit në një skemë terapeutike e cila është e organizuar në dy faza:fillimisht, heqja e sëmundjes nëpërmjet kirurgjisë dhe pastaj zgavra e peritonit "lahet" me barna me përqendrim të lartë për kimioterapinë për të luftuar qarkullimin e lirë të qelizave kancerogjene. Ndërhyrja kirurgjikale dhe kimioterapia hipertermike e intraperitonit janë dy faza të ndara por njëlloj të rëndësishme të së njëjtës skemë terapeutike me rezultate të suksesshme. Të dyja fazat duhet të kryhen menjëherë njëra pas tjetrës me qëllim që të arrijnë efiçencën terapeutike maksimale. Në të vërtetë, edhe nëse kalon një javë midis fazave, kimioterapia hipertermike e intraperitonit bëhet joefektive meqenëse qelizat e lira kancerogjene bien në "grackë" për një kohë shumë të shkurtër brenda indit të ri të krijuar, ku përthithen, fshihen dhe zakonisht, edhe mbrohen.