Si shkaktohet karcinoma e peritonit?

Karcinoma e peritonit përfaqëson një fazë të avancuar të zhvillimit të tumoreve të ndryshme që zhvillohen në organe të ndryshme intraventrikularë të tilla si zorrët, vezoret, apendiksi, stomaku, pankreasi dhe mëlçia. Për më tepër, ka dhe tumore - fatmirësisht të rrallë - që zhvillohen drejtpërdrejt nga peritoni (mesotelioma, pseudomiksoma).

Mesotelioma e peritonit: Është një tumor i rrallë, me një shpeshtësi 2/1000000/në vit dhe përfaqëson afërsisht 10-20% të të gjithave prej 2000 incidenteve të reja me mesoteliomë të regjistruara në vit në Shtetet e Bashkuara. Shpeshtësia e saj po vjen në rritje të vazhdueshme dhe është e lidhur ngushtë me ekspozimin ndaj asbestit.

Të gjitha organet intraventrikularë dhe intrapelvikë mund të preken nga një tumor dhe më shpesh nga të tjerët janë rektumi, stomaku dhe vezorja.

Pseudomiksoma e peritonit: Një tumor protopatik i cili zakonisht nis nga apendiksi dhe ka një mbijetesë mesatare për pacientët nga 6 deri në 10 vjet nëse trajtohet në mënyrë konvencionale. Karakteristika e tij kryesore është që abdomeni mbush me sasi të pafund lëngu koloid - mukozë. Trajtimi i zgjedhur i cili mund të ofrojë një mbijetesë 20 vjet për shërim të plotë është një kirurgji citoreduktuese dhe zbatim i HIPEC.

Kanceri kolorektal: Është i dyti më i zakonshmi malinj në popullsinë e përgjithshme me një shpeshtësi 47,7/100000 te burrat dhe 36,2/100000 te gratë. Shpeshtësia e kancerit kolorektal është rritur gjatë viteve të fundit, veçanërisht prej zakoneve të këqija të ngrënies.

Kanceri i stomakut: Është i lidhur ngushtësisht me zakonet e ngrënies dhe duket sikur rreziku i kancerit rritet për personat që konsumojnë sasi të mëdha të ushqimeve dhe frutave të konservuara dhe sasi të vogla të perimeve.

Kanceri i vezores: Faktori kryesor i rrezikut është trashëgimia, me një shpeshtësi shfaqjeje në 5-10% të popullatës. Femrat që kanë të afërm të shkallës së parë (nëna, motra, vajza) të prekur me kancerin e vezores kanë një rrezik të shtuar për zhvillimin e së njëjtës gjendjeje në një moment të caktuar.

Ndërsa sëmundja zhvillohet, qelizat kancerogjene mbërrijnë dhe shpërndahen në cipën e peritonit i cili mbulon organet intraventrikularë dhe intrapelvikë (peritoni i organeve të brendshme). Kur kjo "barrierë" kapërcehet, qelizat kancerogjene mund të zhvendosen në zgavrën intraventrikulare me ndihmën e lëngut të peritonit.

Në rastin e mesoteliomës, ku peritoni preket në mënyrë të drejtpërdrejtë, qelizat kancerogjene çajnë cipën e peritonit dhe shpërndahen në lëngun e peritonit. Qelizat kancerogjene të cilat depërtojnë në lëngun e peritonit mund të mbijetojnë ose të vdesin në varësi të lëndëve ushqyese të përmban vetë lëngu. Këto qeliza kanë tendencën e grumbullimit në ato pika ku lëngu i peritonit riciklohet për shkak të fluksit kthyes, duke krijuar kështu masa të cilat rriten vazhdimisht në madhësi, shpërndahen në të gjithë abdomenin dhe vënë në punë mekanizmin e karcinomës.