Si kryhet procedura?

Sipërfaqet intra-abdominale "lahen", p.sh. pastrohen, përmes vendosjes së katër tubave. Këto katër "tuba" janë të lidhura me një qark të jashtëm i cili vepron si një pompë. Dy prej tyre përdoren si rrugë të marrjes së barnave. Të tjerat janë të vendosura përkatësisht në qendër të zonës abdominale dhe mbi sipërfaqen e legenit dhe përdoren për kthimin e larjes. Solucioni qarkullues i agjentit të kimioterapisë ka një temperaturë afërsisht 42° - 43° C për shkak të sistemit të veçantë që e mban në këtë temperaturë.

Ka dy mënyra për ta kryer këtë procedurë, e hapur (figura 1) dhe e mbyllur (figura 2).

Në kimioterapinë hipertermike të intraperitonit, agjentët e kimioterapisë mund të jepen në përqendrime shumë të larta.

Solucioni i agjentit të kimioterapisë qëndron në qarkullimin e peritonit për një periudhë afërsisht një orë e gjysmë duke arritur një rrjedhë prej më shumë se gjysmë litri për minutë. Në këtë mënyrë, zgavra e abdomenit pastrohet plotësisht duke përdorur solucionin farmaceutik dhe mund të arrihen madje edhe qelizat e lira kancerogjene. Sapo të përfundojë trajtimi, lëngu i kimioterapisë nxirret jashtë plotësisht nga zgavra e abdomenit. Përpara hapjes sërish të murit abdominal, kryejmë dhe një larje tjetër e cila zgjat rreth 5 minuta. Me pas, hapim murin abdominal dhe kryejmë një larje tjetër të zgavrës abdominale duke përdorur ujë të vaktë të kripur përmes të cilit përpiqemi të largojmë me duar ndonjë copë të mbetur nga lëshimi (nga gjendja) apo mpiksja.